Mot me diell dhe vranësira, mëngjesi me brymë

Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Në Rrafshin e Dukagjinit mund të ketë ndonjë reshje të izoluar

Sot dhe nesër mbi vendin tonë pritet të mbajë mot me diell, teksa temperaturat do të shënojnë rënie dhe do të ketë brymë në mëngjes.

Sot parashihet mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 14-17 gradë. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.

Ditën e diel do të mbajë mot kryesisht me diell.

Vranësira parashihen rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 15-18 gradë. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-2 metër për sekondë.

Gjatë këtyre dy ditëve në mëngjes do të ketë brymë si pasojë e rënies së temperaturave dhe kthjellimeve në troposferë, thuhet në parashikimin e motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Shija e redaktorit

Presidentja dekoron William Walker, Tom Lantos, Daniel Fried, Josh Black...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka dekoruar me Urdhrin e Lirisë dhe Urdhrin e Pavarësisë Ambasadorin William Walker, Kongresistin e ndjerë Tom Lantos,...

Ish-kandidati për president të Turqisë: Rexhep Boja ishte i menqur...

Nëse vlerat njerëzore dhe niveli intelektual e patriotik përfaqësohen nga njerëzit me të cilët je shoqëruar, atëherë prania në Kosovë e akademikut turk, Ekmeledin...

Tërnava vlerëson kontributin e doktor Rexhep Bojës për BIK-un dhe...

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava, ka mbajtur një fjalim të rëndësishëm në konferencën shkencore të organizuar për nder të ish-myftiut...

Të fundit nga rubrika