Mot me diell dhe vranësira në Kosovë

Ditën e enjte të 20 tetorit në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakëta. Temperaturat minimale do të arrijnë deri në 8 gradë Celsius ndërsa ato maksimale deri në 19 gradë Celsius

Foto ilustrim

Të enjten e 20 tetorit në Kosovë në orët e mëngjesit është parashikuar të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakëta.

“Për të Enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më të pranishme në pjesën e parë të ditës. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar”, njofton Meteo Kosova.

Era pritet të fryejë kryesisht nga kuadrati i veriut me shpejtësi prej 12 deri në 30 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje, minimalet e ditës do të sillen prej 6 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet prej 15 deri në 19 gradë Celsius.

Ndryshe moti gjatë javës së kaluar ishte kryesisht me vranësira, intervale kohore me diell dhe reshje lokale shiu vende-vende. Temperaturat minimale kanë lëvizur mes 4 dhe 9 gradë Celsius ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 22 gradë Celsius.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika