Mot me diell dhe vranësira të dielën në Kosovë

Të dielën e 25 shtatorit në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë orëve të pasditës pritet të marrin karakter zhvillimi dhe të gjenerojnë reshje të pakta lokale shiu

Foto ilustrim

Të dielën e 25 shtatorit në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Ndërkaq gjatë orëve të pasdites vranësirat pritet të marrin karakter zhvillimi duke sjellur edhe reshje shiu.

“Për të Dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe kryesisht me vranësira të nivelit të lartë, të cilat gjatë orëve të pasdites pritet të shtohen, ku më vonë apo në orët e mbrëmjes, pritet të sjellin reshje të pakta lokale shiu”, njofton Meteo Kosova.

Era pritet të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h.

Ndërsa temperaturat minimale do të luhaten prej 3 deri në 8 gradë Celsius dhe ato maksimale prej 18 deri në 23 gradë Celsius.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika