Mot me diell gjatë tërë javës dhe rënie e lehtë e temperaturave

Mbi territorin e Kosovës gjatë javës së fundit të muajit prill do të mbizotërojë mot kryesisht i ngrohtë pranveror, që mund të shoqërohet me disa reshje shiu, kështu bënë të ditur Prishtina Weather

Mot i ngrohtë pranveror pritet të mbizotërojë në territorin e Kosovës deri nga fundi i javës së ardhshme, me mundësi të rralla për ndonjë rigë afatshkurtër shiu.

Këtë e ka bërë të ditur Prishtina Weather, ku thuhet se gjatë ditës do të ketë zhvillime të vransirave lokale, dhe në ditën e martë mund të shoqërohen me rrebeshe të dobëta shiu e bubullima rreth zonave malore.

“Në javën e fundit të muajit prill, po paraqiten kushte të motit më të qëndrueshëm. Ditëve të para të javës edhe do të mbetet ende mot i ngrohtë, e do të ketë edhe më shumë diell. Gjatë ditës do të ketë zhvillime të vransirave lokale, ku ditën e martë mund të shoqërohen me rrebeshe të dobëta shiu e bubullima rreth zonave malore”, njofton Prishtina Weather, transmeton RTV Dukagjini.

Ditën e enjte pritet të fillojnë vranësirat të cilat do të shoqërohen me reshje shiu.

“Nga dita e enjte do të fillojnë të shtohen vranësira, e gjasa të ulëta për riga lokale shiu priten përreth viseve malore.  Gjithashtu edhe temperaturat pësojnë një rënie lehtazi nën vlera mesatare. Cilësia e ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme”.

“Natën në mes së martës e mërkurës, mund të ketë rritje të koncentrimeve të ndotësve ajror për shkak edhe të mosqarkullimit të mirë ajror, e vlerat e çastit kalojnë edhe në të dobëta.  Pasditeve nën kushte të motit të kthjellët e me diell, rritje mund të ketë edhe të ozonit sipërfaqësor, që vende-vende edhe shtyn indeksin të kalojë në vlera mesatare apo dhe të dobëta”, thuhet në njotim.

Më datë 25 prill, parashihet të jetë ngrohtë e kryesisht me diell dhe erë gjatë orëve të pasdites. Më datë 26 prill parashihet të jetë kryesisht me diell dhe pasdite me zhvillime të vransirave lokale, që përreth viseve malore mund të shoqërohen edhe me reshje të dobëta shiu e bubullima.
Më datë 27 prill parashihet të jetë ngrohtë e kryesisht me diell, ndërsa më 28 dhe 29 prill, vransira të freskëta, dhe rreth viseve malore pasdite ka mundësi për riga lokale shiu.

Sipas Prishtina Weather,  temperaturat minimale do të lëvizin nga 5 gradë celsius minimalet deri në 23 gradë celcius.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika