Të martën e gjashtë shtatorit në Kosovë sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Në pjesën e dytë të ditës pritet të ketë vranësira të shpëndara, por jo të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-30 gradë Celsius”.
Më tej në njoftim të IHMK-së thuhet se “Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe verilindja e lehtë deri mesatare”.