Mot me vranësira dhe diell të dielën në Kosovë

Ditën e diele të 16 tetorit në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të arrijnë deri në 6 gradë Celsius ndërsa ato maksimale deri në 21 gradë Celsius

Foto ilustrim

Të dielën e 16 tetorit në Kosovë në orët e mëngjesit është parashikuar të mbajë mot me vranësira ndërsa gjatë ditës mot me diell.

“Për të Dielën parashikohet të mbajë mot me diell gjatë ditës, ndërsa në orët e mëngjesit pritet në ultësira të ketë vranësira të ulëta apo mjegull”, njofton Meteo Kosova.

Era pritet të fryejë kryesisht nga kuadrati i veriut me shpejtësi prej 9-21 km/h.

Temperaturat minimale do të sillen prej 3 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet prej 19 deri në 21 gradë Celsius.

Moti gjatë kësaj jave kryesisht ishte me vranësira, intervale kohore me diell dhe reshje lokale shiu vende-vende. Temperaturat minimale kanë lëvizur mes 4 dhe 9 gradë Celsius ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 22 gradë Celsius.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika