Mot me vranësira dhe diell në Kosovë

Ditën e hënë të 17 tetorit në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Temperaturat minimale do të arrijnë deri në 7 gradë Celsius ndërsa ato maksimale deri në 21 gradë Celsius

Foto ilustrim

Të hënën e 17 tetorit në Kosovë në orët e mëngjesit është parashikuar të mbajë mot me vranësira ndërsa gjatë ditës mot me diell.

“Për të Dielën parashikohet të mbajë mot me diell gjatë ditës, ndërsa në orët e mëngjesit pritet në ultësira të ketë vranësira të ulëta apo mjegull”, njofton Meteo Kosova.

Era pritet të fryejë kryesisht nga kuadrati i veriut me shpejtësi prej 9-23 km/h.

Temperaturat minimale do të sillen prej 3 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet prej 19 deri në 21 gradë Celsius.

Moti gjatë javës që lamë pas kryesisht ishte me vranësira, intervale kohore me diell dhe reshje lokale shiu vende-vende. Temperaturat minimale kanë lëvizur mes 4 dhe 9 gradë Celsius ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 22 gradë Celsius.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika