Motër e vëlla u lënduan në aksidentin e mbrëmshëm – Kolgeci: Janë në gjendje të mirë

Konfirmohet nga Nazmi Kolgeci, drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, se dy nga personat që u aksidentuan orët e para të mëngjesit të së hënës janë në gjendje të mirë shëndetësore

Në orën 03:00 të mëngjesit të së hënës ka ndodhur një aksident ku një veturë ka rënë nga rrethrrotullimi në lagjen e kryeqytetit në “Lakrishtë”.

Për RTV Dukagjinin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se në këtë aksident janë lënduar tre persona, dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim në Qendrën e Klinikës Universitare të Kosovës (QKUK).

Nazmi Kolgeci, drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, tregon se dy të lënduarit janë vëlla e motër dhe se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Kolgeci tregon se të lënduarit kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe nga Emergjenca janë transferuar në Klinikë për të vazhduar me ekzaminimet e nevojshme.

“Në orët e hershme të mëngjesit kemi pranuar dy pacientë, është Albin dhe Yllka Rexha. Lëndimet janë të toraksit me kontuzion torakal dhe hemoteraks minimal. Gjendja momentalisht është e mirë”, ka thënë Kolgeci.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika