Në zonën “Baikada Fluminense” të Rio De Janiero-s, si pasojë e shirave të dendur, kanë humbur jetën 14 persona. “Baikada Fluminense” është zonë turistike në Brazil.
Kryebashkiauku i “Paraty”, Luciano Vidal ka thënë: “Më shumë se 40 familje kanë mbetur pa shtëpi. Ne po përpiqemi të gjejmë strehim dhe bujtina me qira për këta njerëz. Rrëshqitjet e dheut kanë bllokuar rrugët, pjesë të izoluara të qytetit, dhe shumë lagje në këtë vend turistik kanë mbetur pa energji elektrike.”
Rio de Janiero gjatë javëve të fundit është goditur nga moti i keq, me përmbysje të zonës “Petropolis” dhe me rrëshqitje dheu. Si pasojë e kësaj, gjatë shkurtit të këtij viti, kanë humbur jetën 240 persona.