Moti për javën e fundit 2024 dhe tri ditët e para 2025

Java e fundit e vitit dhe fillimi i vitit të ri do të shoqërohet me mot të ftohtë me ngrica, mjegull dhe reshje të mundshme bore

Foto ilustruese

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka publikuar parashikimin e motit për ditët në vijim, duke paralajmëruar ngrica, mjegull dhe ndryshime të lehta në kushte atmosferike.

Të hënën, moti do të jetë me ngrica dhe kushte për mjegull. Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga -7°C deri në -3°C, ndërsa ato maksimale nga 3°C deri në 7°C. Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja.

Ditën e martë, temperaturat do të bien më tej. Minimalet do të arrijnë deri në -6°C, kurse ato maksimale do të jenë deri në 6°C. Edhe gjatë kësaj dite, erërat e lehta nga verilindja do të mbizotërojnë.

Në ditën e parë të vitit të ri, moti parashikohet kryesisht me diell, por me ngrica dhe mjegull gjatë mëngjesit. Temperaturat minimale do të jenë nga -5°C deri në -2°C, ndërsa maksimalet nga 5°C deri në 8°C.

Të premten, 3 janar, moti do të ketë vranësira të dendura dhe periudha me diell. Në mëngjes priten ngrica dhe mjegull, ndërsa pasdite vranësirat mund të intensifikohen duke sjellë reshje bore. Temperaturat minimale do të jenë nga -5°C deri në -2°C, ndërsa maksimalet nga 3°C deri në 6°C.

IHMK gjithashtu paralajmëron se cilësia e ajrit mund të përkeqësohet për shkak të ndezjes së fishekzjarreve gjatë natës së ndërrimit të viteve.

Shoferët këshillohen të jenë të kujdesshëm për shkak të ngricave dhe mjegullës që mund të vështirësojnë qarkullimin rrugor.

Shija e redaktorit

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Presidentja Osmani uron Vitin e Ri 2025: Kosovën ta shndërrojmë...

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka uruar Vitin e Ri 2025 nëpërmjet një video mesazhi, ku ka potencuar rëndësinë e angazhimit që Kosova të...

Të fundit nga rubrika