Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët.
Sipas institutit, temperaturat minimale pritet të jenë nga -7 deri -4°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 3°C deri në 5°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.