Moti sot në Kosovë parashihet të jetë i vranët e me intervale me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të sillen mes 3 dhe 6 gradë celsius, e maksimalet mes 13-17 gradë.
“Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes”, thuhet nga IHMK-ja.