Moti parashikohet i vranët dhe me intervale me diell të shtunën.
Temperaturat minimale do të variojnë nga 1°C deri në 3°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 14°C deri në 17°C.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s, njoftoi Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës