Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashihet mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 19-22 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.