Mozzik e konfirmon zyrtarisht se a është në lidhje me Lotina Hazirin?

Rep-artisti, Mozzik e ka konfirmuar lidhjen e tij me moderatoren e njohur, Lotina Haziri

Mozzik në studion e emisionit “Reload” ka deklaruar hapur se është në lidhje dashurie me moderatoren bukuroshe, Lotinën.

“Është unazë premtimi. Nuk jam fejuar. Jam në një lidhje. Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në 28 vite jetë. Ndjesia se jam shumë mirë dhe shumë happy”, ka thënë Mozzik.

E për që sa kohë janë bashkë me Lotinën, Mozzik ka pohuar se i ka thuaja tetë muaj romancë dhe se po ndihet shumë i lumtur me të.

E sa u përket detajeve nga albumi i tij më i ri i quajtur “Mërgimstar”, Mozzik theksoi se këngët “Miss you” dhe “No Lie” janë dy këngët që i kushtohen jetës së tij personale dhe lidhen me ndjenjat e dashurisë së tij me Lotinën.

Ndërsa, Mozzik ka theksuar se kënga “Mirëmëngjes” është shkruar për jetën, vëllanë dhe familjen e tij.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika