“Mozzik” tregon se sa para, armë e stoli ari u vodhën në shtëpinë e tij të dielën

Reperi kosovar, Gramoz Aliu, i njohur në publik si “Mozzik”, ka konfirmuar se shtëpia e tij në Ferizaj ka qenë cak i një vjedhjeje

Këngëtari Gramoz Aliu, i njohur si Mozzik ka reaguar pas vjedhjes në shtëpinë e tij. Ai thotë se dëmi ka qenë shumë i madh.

Rep artisti i njohur, Mozzik në një postim në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se shtëpia e tij ishte cak i “hajnave”.

Sipas Mozzik, hajdutët kanë arritur që të thyejnë kasafortën dhe të marrin 100 mijë euro cash por edhe orë, unaza, zinxhira e ari që sipas tij tejkalojnë shifrën e lartëcekur.

Sipas tij, dëmi që i është bërë ka qenë shumë i madh.

15 nga 16 armë me leje, sipas Mozzikut janë vjedhur nga hajdutët.

“Dëmi ka qenë shumë i madh duke u bazuar që hajnat kan hyrë brenda dhe kan thyer kasafortën fillimisht dhe kan marrë 100k ( njëqindmijë euro cash ) para nga kursimet e mia qe i bëj besoj qe 6/7 vite. Nuk paskan lënë orë , unaza , zingjira , ari pa marrë edhe këto që tejkalojnë shumat e lartëcekura. Rreth 15/16 armë me leje të gjitha i kan vjedhë. Dmth i kan vjedhur të gjitha armët në shtëpi ( me leje të gjitha).Dhe kan vjedhur komplet sistemin e dvr ( camera)”, ka shkruar Mozzik.

Aliu ka falënderuar Policinë e Kosovës për angazhimin për këtë rast.

“Unë jam tatim paguesi më i madh nga gjithë artistet në trojet shqiptare është e njoftuar Administrata Tatimore , Ministria e Financave ( nëse veç iu intereson mediave)  Na marrshin t ‘ligat po u dashtë me lyp bre nëse ju kanë vytë se kurrë deri sot s’kam ditë me kthy dikon..sa kanë vjedhë këta hajna unë  në vjet i shpërndaj nëpër njerëz pasha të madhin Zot”, ka shkruar tutje ai.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika