Mozzik viziton Kadri Veselin në Hagë: E dhimbshme, e trishtë se në çfarë horizonte është lakuar lufta e pastërt e UÇK-së

"E dhimbshme, e trishtë se në çfarë horizonte është lakuar lufta e pastërt e UÇK-së", ka shkruar Mozzik, pasi ka vizituar Kadri Veselin në Hagë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik sot ka vizituar Hagën me një arsyeje të veçantë.

Arsyeja e vizitës ka qenë takimi me disa nga krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë.

Reperi i shumë hiteve në estradë, publikoi në rrjetin social Facebook një ‘selfie’ të realizuara para Gjykatës Speciale, teksa në mbishkrimin e saj thuri elogje për ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, i cili është një nga krerët e arrestuar në Hagë.

“Vizita në burg te Kadri Veseli është një rrugë pikëlluese në një peisazh të errët, ku drita e lirisë shuhet në prangat e mbylljes. Në këtë vend të ndaluar, emocionet e humbjes dhe shpresës përplasen në një përjetim të thellë të vuajtjes së njeriut, duke përforcuar nevojën për drejtësi dhe për një të ardhme më të ndritshme. Vallai Kadria o burrë, amo burrë, burrë ata që e njofin e njofin”, ka shkruar Mozzik.

Se a do të ketë këngë të re nga ai, për të përshkruar në rima vizitën e tij, pritet të shihet.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika