MPB: 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës u ndaluan nga Serbia në kufi, vetëm pesë prej tyre janë liruar

Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar ndalimin e 10 pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në kalimet kufitare me Serbinë, ku vetëm 5 prej tyre janë liruar, ndërsa 5 të tjerë mbeten në mbajtje, përfshirë zëvëndësdrejtorin Dejan Jankoviq

Policia e Kosovës në kufirin me Serbinë mbi fshatin Bajnskë.

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se, sipas informatave të deritanishme, 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë ndaluar në kalimet kufitare të Merdarit, Jarinjes, Dheut të Bardhë dhe kufirit mes Kroacisë dhe Serbisë.

Nga këta, vetëm pesë prej tyre janë liruar ndërsa pesë të tjerë mbeten ende në mbajtje, përfshirë edhe zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.

“Sipas informacioneve që posedojmë, zëvëndësdrejtori Jankoviq është dërguar në Rashkë dhe duke njohur këtë praktikë të përsëritshme të Serbisë ndaj qytetarëve dhe zyrtarëve policor, i njëjti intervistohet nga akterë të ndryshëm shtetërorë të Serbisë”, thuhet tutje në njoftimin e Ministrisë.

Në këtë kontekst, MPB-ja ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të të gjithë të ndaluarve dhe për dënimin e fuqishëm të Serbisë për sjelljen e saj të papranueshme ndaj qytetarëve të Kosovës.

Duke pasur parasysh situatën e sigurisë dhe gjuhën e vazhdueshme kërcënuese të Serbisë, MPB-ja u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin udhëtimin përmes Serbisë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, qytetarët e Kosovës janë mbyllur në zyrat e autoriteteve të Serbisë me orë të tëra dhe nga persona të ndryshëm janë intervistuar për pjesëmarrjen apo lidhjet e tyre eventuale me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës apo me luftën në Kosovë.

Po ashtu, siç thuhet në njoftimin e MPB-së, ky akt i Serbisë duke ua ndaluar lëvizjen dhe duke i maltretuar për mbi 20 orë qytetarët tanë pa dallim moshe dhe gjinie, shkelë çdo normë njerëzore e mbi të gjitha është shkelje flagrante e Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes mes Kosovës dhe Serbisë.

 

 

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika