MPB-ja furnizohet me material për pasaporta dhe patentë-shofer

MPB-ja ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave është pajisur me material bazik për prodhimin e dokumenteve personale për pasaporta dhe aptentë-shofer

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave është pajisur me material bazik për prodhimin e dokumenteve personale për pasaporta dhe patentë-shofer.

Zëdhënësja e e kësaj ministrie, Nora Fetoshi, për Dukagjinin ka thënë se sipas kontratës së nënshkruar me kompaninë kontraktuese, me pjesën tjetër do të furnizohen në fillim të shkurtit dhe marsit, kur kjo edhe pritet të marrë fund kjo problematikë.

Fetoshi ka shtuar se tashmë ka nisur pajisja e qytetarëve me dokumente.

“Ashtu siç kemi premtuar, një pjesë e materialit bazik për prodhimin e dokumenteve personale ka arritur në Kosovë gjatë kësaj jave. Në fillim të muajit shkurt dhe mars do të arrijë pjesa tjetër e materialit, bazuar në kontratë. Gjendja aktualisht është stabilizuar dhe qytetarët janë duke u pajisur me dokumente personal”, ka thënë Fetoshi.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika