MPB-ja për sulmin me granatë dore në Mitrovicën e Veriut: Serbia po tenton ta eskalojë situatën

Sipas MPB-së, këto janë tentativa të njëpasnjëshme nga ana e Serbisë për të eskaluar situatën në veri të vendit

Pas sulmit me granatë dore në objektin e komunës së Mitrovicës së Veriut, Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar duke i quajtur këto sulme terroriste.

Në një postim në faqen zyrtare të ministrisë në Facebook, thuhet se Policia ka marrë masat e menjëhershme për hetimin e rasteve dhe identifikimin e autorëve.

Sipas MPB-së, nga ky akt janë dëmtuar edhe dy vetura zyrtare që gjendeshin pranë objektit.

“Vazhdojnë sulmet terroriste ndaj institucioneve shtetërore. Mbrëmë në orët e vona, ndërtesa e Komunës së Mitrovicës së Veriut është sulmuar me mjet shpërthyes, që sipas ekspertizës dyshohet të jetë granatë dore e llojit M75. Nga ky akt kriminal, janë dëmtuar dhe dy vetura zyrtare që gjendeshin pranë objektit. Policia e Kosovës ka marrë masat e menjëhershme në investigimin e rastit dhe identifikimin e autorëve”, thuhet në reagimin e ministrisë.

“Sulmet e vazhdueshme terroriste ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, duhet të përballen me reagim të ashpër nga të gjithë”, vijon tutje reagimi.

Sipas MPB-së, këto janë tentativa të njëpasnjëshme nga ana e Serbisë, për të eskaluar situatën në veri të vendit.

“Ne mbesim vigjilent dhe të angazhuar për rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika