MPB-ja publikon “bilancin e sulmeve të milicisë fashiste” në veri ndaj gazetarëve, KFOR-it, policisë e qytetarëve

"Dhuna dhe terrori i ushtruar nga milicia fashiste ka prodhuar numra të konsiderueshëm të akteve kriminale. Kaosi që kanë tentuar të krijojnë bandat kriminale të dirigjuara dhe orkestruara nga Beogradi, kanë shkaktuar lëndime në njerëz, dëme materiale dhe tentim ndalimin e shprehjes së lirë e raportimit nga mediat"

Ushtarët e Forcave të NATO-s në Kosovë (KFOR) përleshen me protestuesit lokalë serbë të Kosovës në Zveçan, 29 maj 2023, foto Reuters.

Ministria e Punëve të Brendshme e ka publikuar numrin e sulmeve të “milicisë fashiste” ndaj mediave, pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës e qytetarëve në veri të Kosovës.

Sipas njoftimin të MPB-së, në protestat e organizuar nga kjo “milici fashiste” në veri të vendit ka pasur 21 sulme ndaj mediave, 6 zyrtarë të lënduar të policisë, 30 ushtarë të KFOR-it dhe 2 qytetarë janë rrahur brutalisht.

Gjithasht, dy vetura të policisë janë djegur plotësisht dhe 7 të tjera janë dëmtuar.

“Dhuna dhe terrori i ushtruar nga milicia fashiste ka prodhuar numra të konsiderueshëm të akteve kriminale. Kaosi që kanë tentuar të krijojnë bandat kriminale të dirigjuara dhe orkestruara nga Beogradi, kanë shkaktuar lëndime në njerëz, dëme materiale dhe tentim ndalimin e shprehjes së lirë e raportimit nga mediat. Nxitja e konflikteve dhe ndëretnike nga individë kriminal, ka qenë synim tjetër i tyre, i cili do të dështojë. Këto numra dëshmojnë që protestat nuk kanë qenë paqësore. Protestat nuk kanë qenë të qytetarëve. Protestat janë të milicisë fashiste”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika