MPB njofton se situata e furnizimit me dokumente po stabilizohet

"Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët e Kosovës se situata e furnizimit me dokumente ka filluar të stabilizohet, pas pranimit të kontingjentit të ri të dokumenteve blanko", kështu ka njoftuar MPB, në lidhje me furnizimin me dokumente

Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se situata e furnizimit me dokumente ka nisur të stabilizohet, pasi është pranuar kontingjenti i ri i dokumenteve blanko.

MPB ka njoftuar se Agjencia e Regjistrimit Civil do të punojë me kapacitete të plota të prodhimit ditor dhe angazhimin e stafit edhe jashtë orarit të rregullt të punës.

“Ju njoftojmë se qytetarët të cilët kanë aplikuar në muajin shtator dhe tetor dhe ato urgjente, tashmë janë pajisur me dokumente, ndërsa do të vazhdojnë të pajisen me dokumente personale të gjithë ata qytetarë të cilët janë në pritje sipas renditjes, respektivisht datës së mëhershme të aplikimit. Ministria e Punëve të Brendshme falënderon të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për mirëkuptimin dhe durimin e treguar gjatë këtyre muajve”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, më 26 janar, Ministria e Punëve të Brendshme kishte bërë të ditur se ishte pajisur me material bazik për prodhimin e dokumenteve personale për pasaporta dhe patentë shofer.

MPB-ja furnizohet me material për pasaporta dhe patentë-shofer

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika