MPB obligohet që ta kthejë në punë ish-zyrtarin policor dhe t’ia kompensojë pagat

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka anuluar vendimin e Komisionit Disiplinor të Policisë së Kosovës, pasi padia e N.Xh  është klasifikuar si i drejtë pas vendimit të Gjykatës. Kështu Ministria e Punëve të Brendshme obligohet që ta kompensojë edhe ta rikthejë në punë si zyrtar policor

Gjykata Themelore Prishtine

Më 15 shkurt dhe më 7 prilli janë shpallur dy aktgjykimet nga Gjykata Themelore në Prishtinë, të cilat e kanë anuluar në tërësi vendimin e Komisionit Disiplinor të Policisë së Kosovës.

Sipas aktgjykimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë, N.Xh kthehet në punë si zyrtar policor i Kosovës, nën kompetencat e Ministrisë së Punëve të Brendshme(MPB).

Sipas aktgjykimit, e paditura Ministria e Punëve të Brendshme (MPB)-  Policia e Kosovës, detyrohet që në emër të pagave të papaguara, t’ia paguajë paditësit, 27 mijë e 478 euro e 21 centëë për pagat neto, për kontributin pensional të punësuarit 1 mijë e 513 euro e 49 centë, për kontributin pensional të punëdhënësit 1 mijë e 513 euro e 49 centë, si dhe tatime në paga 1 mijë e 278 euro e 19 centë, ndërsa në tërësi për pagat bruto 30 mijë e 269 euro e 85 centë.

Përveç se duhet ta kthejë në punë, MPB duhet që t’ia paguajë edhe shpenzimet e procedurave gjyqësore në vlerë prej 1 mijë e 588 eurosh.

Në arsyetimin e aktgjykimit thuhet se në bazë të provës, aktgjykimi penal i Gjykatës Themelore në Prishtinë i plotfuqishëm nga 24 mars 2017, i cili i përgjigjet çështjes së njëjtë hetimore, për çka është iniciuar procedura disiplinore ndaj paditësit N.Xh, është vërtetuar se nuk ka prova se në veprimet e të njëjtit qëndrojnë elemente të veprës penale.

Andaj, lidhur me provën e lartcekur, gjykata vërteton se ndërprerja e marrdhënies së punës ëshë në kundërshtim me Ligjin e Punës.

Ilustrim

Po ashtu, sipas arsyetimit, ndërprerja e marrëdhënies së punës bie ndesh me nenin 67, pika 1.6 të Ligjit të Punës, ku thuhet se “nëse i punësuari shkon në vuajtje të dënimit, i cili do të zgjasë më tepër se gjashtë muaj, atëherë mund të ndërpritet marrëdhënia e punës”.

Sa i përket lartësisë së shumës së gjykuar, në arsyetimin e vendimit thuhet se gjykata ia ka falur besimin ekspertizës financiare dhe plotësimit të saj.

Gjithmonë, sipas aktgjykimit, thuhet se gjykata me rastin e vendosjes kishte marrë për bazë edhe kundërshtimet e tjera të paditëses, mirëpo me asnjë provë të vetme nuk ishte argumentuar e kundërta e pretendimeve nga paditësi N.Xh.

Ndërsa, sipas parashtresës për precizimin e padisë së 21 janarit 2022, paditësi N.Xh ka kërkuar nga e paditura Ministria e Punëve të Brendshme – Policia e Kosovës, që të anulohet vendimi i 4 marsit 2014, i komisionit disiplinor të Policisë së Kosovës dhe vendimi i komisionit për ankesa i 22 prillit 2015, si të kundërligjshëm.

Sipas kësaj parashtrese, kërkohet edhe që e paditura ta kthejë paditësin në vendin e njëjtë të punës, me të njëjtën gradë në Stacionin Policor Qendra, DRP-Prishtinë dhe t’ia kompensojë shumën prej 30 mijë e 269 euro e 85 cent, sipas plotësim ekspertizës së 8 dhjetorit 2021, me kamatë ligjore 8% dhe t’i paguajë shpenzimet e procedurës.

Ndërkaq, sipas padisë së 22 majit 2015, thuhet se paditësi N.Xh ka paditur MPB- Policinë e Kosovës, dhe kërkon të anulohet vendimi i komisionit disiplinor të Policisë së Kosovës për shkak të dyshimit se ka kryer shkeljet disiplinore nga udhëzimi administrative, kundër të cilit kishte paraqitur ankesë, por e njëjta i ishte refuzuar.

“Mbi këtë bazë, paditësi N.Xh kërkon kthimin në vendin e punës si zyrtar policor dhe që t’i paguhen pagat mujore të parealizuara, duke llogaritur nga dita e ndërprerjes të marrëdhënies së punës deri te momenti i kthimit në marrëdhënie pune me kamatë 0.4%, prej ditës së paraqitjes së padisë deri te pagesa përfundimtare, dhe t’i paguajë dhe shpenzimet e procedurës” njofton Betimipërdrejtësi.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika