MPJ gjermane: Baerbock dhe Kurti folën rreth asaj se si mund të hapet rruga e Kosovës për anëtarësim në KiE

Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë ka bërë të ditur se në takimin mes kryediplomates gjermane, Annalena Baerbock dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është diskutuar se si mund të hapet rruga e Kosovës për anëtarësim në KiE

Pamje nga takimi

Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë ka njoftuar se në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka qenë anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE).

Në një njoftim në platformën “X”, ministria gjermane ka thënë se kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock dhe kryeministri Kurti kanë diskutuar për hapat e ardhshëm në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës (KiE).

“Pak më pak se tri javë deri në takimin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës në Strasburg. Baerbock diskutoi me Albin Kurtin në margjinat e konferencës së Petersberg-ut se cilat hapa janë të rëndësishme tani, nëse Kosovës do t’i hapet rruga drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, ​​ka shkruar MPJ gjermane.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti e ka falënderuar kryediplomaten gjermane për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE.

Siç thuhet në njoftim e Kryeministrisè, çështjet kryesore që u diskutuan ishin marrëdhëniet dypalëshe, reformat demokratike, integrimi evropian i Kosovës, me theks te procesi i anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe energjia.

Lexo më shumë: Kurti takon kryediplomaten gjermane, e falënderon për mbështetjen e Kosovës drejt KiE-së 

“Në lidhje me këtë të fundit, kryeministri e njoftoi ministren Baerbock me suksesin e ankandit të parë diellor prej 100 MË, dhe për përgatitjet që po bëhen për ankandin e radhës me energji të erës prej 150 MË. Më tej, kryeministri Kurti falënderoi shtetin gjerman për ndihmën e madhe vit pas viti, rolin aktiv në zhvillimin dhe përparimin e Republikës së Kosovës dhe për partneritet të afërt. Ai shprehu mirënjohje për përkrahjen e Gjermanisë për kandidaturën e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe theksoi rëndësinë kyçe të mbështetjes së qeverisë gjermane deri në anëtarësimin e plotë”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika