MPJD apel qytetarëve të mos udhëtojnë përmes Serbisë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), u ka kërkuar të gjithë qytetarëve që të ndjekin me vëmendje situatën e tensionuar të sigurisë dhe të mos udhëtojnë përmes Serbisë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka reaguar pas bllokimit të disa autobusëve kosovarë nga Serbia, në kufi me Kroaci.

Në reagimin e tyre thuhet se MPJD dhe ministria e Punëve të Brendshme (MPB) janë duke ndermarrë veprimet e nevojshme dhe se do t’iu mbajnë të informuar rreth detajeve të reja.

“Të gjithë udhëtarët luten që të ndjekin me vëmendje situatën e tensionuar të sigurisë dhe të mos udhëtojnë përmes Serbisë”, ka njoftuar MPJD.

Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli, ka njoftuar se në pikëkalimin ‘Batrovci’, Serbi – Kroaci se nga mesnata po mbahen të bllokuar së paku katër autobus me targa dhe udhëtarë me mbi 300 qytetarë të Kosovës.

Kjo sipas tij për shkak se mbrëmë Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e ka mbështetur anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Lexo më shumë: Serbia bllokon disa autobusë kosovarë në kufi me Kroacinë

Ai ka thënë se është duke pritur që të udhëtojë drejt pikëkalimit Batrovci në lidhje me këto zhvillime.

“Në hakmarrje dhe nervozizëm absurd ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarsimin e Republikës së Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar, autoritetet kufitare të Serbisë, në pikëkalimin ‘Batrovci’, Serbi – Kroaci, nga mesnata po i mbajnë të bllokuar së paku katër autobus me targa dhe udhëtarë, qytetarë të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haxholli në Facebook.

Kujtojmë që shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, gjatë ditës së djeshme e kanë mbështetur anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Lexo më shumë: Asambleja Parlamentare i thotë “Po” anëtarësimit të Kosovës në KiE

Nga 171 deputetë të pranishëm, Për kanë votuar 131, kundër 29, ndërsa 11 kanë abstenuar.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika