Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), në një përgjigje me shkrim për Portali D, ka thënë se deklarata e ambasadorit francez në Serbi Pierre Cochard, nuk është qëndrimi zyrtar i shtetit francez.
Sipas përgjigjes së tyre, shteti francez vazhdimisht e ka mbështetur Kosovën për anëtarësim në Këshill të Evropës.
“Ajo çfarë ka deklaruar, Pierre Cochard, nuk është qëndrimi i Parisit zyrtar. Këtë e bazojmë në komunikimet që kemi pasur me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës por edhe me ambasadën e këtij shteti mik në Kosovë. Misioni francez në Kosovë vazhdimisht ka konfirmuar mbështetjen në Këshillin e Evropës”, ka thënë për Portali D Sharr Jakupi shefi kabinetit të Ministres Gërvalla
Më herët gjatë ditës së premte , Pierre Corhard, ambasador i Francës në Beograd, ka thënë për “TV Nova” se Franca nuk i përkrah vendimet e njëanshme, duke ju referuar kështu aplikimit të Kosovës në Këshillin Evropian.
Me 12 maj Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim të plotë në Këshillin e Evropës.
Aplikimin e Kosovës e kishte konfirmuar edhe Këshilli i Evropës.