MPJD-ja del me njoftim: Operatori shkaktoi vonesa të papranueshme në dërgimin e dokumenteve

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar ndaj vonesave në Shërbimet Postare Diplomatike, duke fajësuar operatorin ekonomik për vonesa "të papranueshme" në dërgimin e dokumenteve. MPJD ka njoftuar se nuk ka pasur humbje të pasaportave, por vonesa në mbërritjen e tyre, dhe garantoi se do të përshpejtohet pajisja me dokumente, duke mos toleruar shërbime të keqe.

Objekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme, në Prishtinë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka reaguar pas raportimeve të mediave që përmendin shkëputjen e kontratës me operatorin për ofrimin e Shërbimeve Postare Diplomatike, duke e fajësuar atë për vonesa “të papranueshme” në dërgimin e dokumenteve.

Në një deklaratë për mediat, MPJD sqaroi se operatori ekonomik ishte përzgjedhur në muajin qershor të këtij viti, por shkaktoi vonesa të mëdha që ndikuan negativisht në shërbimet e ofruara.

Për më tepër, MPJD njoftoi se nuk ka pasur humbje të pasaportave të mërgimtarëve, por vetëm vonesa në mbërritjen e tyre në destinacionet e caktuara.

“Në lidhje me raportimet e mediave rreth shkëputjes së kontratës me operatorin ekonomik për ofrimin e Shërbimeve Postare Diplomatike, njoftojmë opinionin publik se operatori ekonomik i cili ishte përzgjedhur me vendim të Organit Shqyrtues të Prokurimit në muajin qershor të këtij viti, ka shkaktuar vonesa të papranueshme në dërgimin e dokumenteve. Si pasojë, MPJD ka ndërmarrë masa të menjëhershme dhe në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi për t’i dhënë fund kësaj kontrate, duke mos lejuar abuzimin me detyrimet ndaj qytetarëve dhe institucioneve të shtetit të Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës deklaron që nuk bëhet fjalë për humbje dokumentesh, por për vonesa në mbërritjen e tyre në destinacionet e caktuara.

MPJD siguron qytetarët e Kosovës se pajisja me dokumente do të përshpejtohet dhe se asnjë tolerim nuk do të ketë për operatorët që cënojnë cilësinë dhe ritmin e shërbimeve ndaj qytetarëve tanë”, thuhet në njoftim e ministrisë.

Shija e redaktorit

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Të fundit nga rubrika