MPJD kërkon që të mos udhëtohet drejt Kosovës përmes Serbisë

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve dhe qytetarëve që janë në lëvizje që të përdorin pikat tjera kufitare për qarkullim dhe jo përmes Serbisë

Foto ilustruese

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës (MPJD) ka kërkuar nga qytetarët që janë duke udhëtuar për në Kosovë që të mos shkojnë përmes Serbisë.

MPJD-ja ka kërkuar që bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje, t’i shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për qarkullim për shkak të situatës së tensionuar të sigurisë.

“Duke marrë parasysh faktin që në qarkullim janë shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës dhe kaosit, ju lutemi të ndiqni faqen e Policisë së Kosovës rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Tre policë kufitarë të Kosovës janë rrëmbyer nga njësia speciale policore e Serbisë brenda territorit të Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, ka deklaruar se pretendimet se ata ishin arrestuar brenda territorit të Serbisë, nuk janë të vërteta.

Policët ishin patrullues kufitarë dhe kryenin detyrën e tyre në një pikë statike në territorin e Kosovës për të parandaluar kalimin e grupeve kriminale dhe kontrabandën, duke përfshirë dyshime për armatim në atë zonë.

Kelani ka thënë se njësitet e tjera të policisë kanë shkuar për asistencë për ndihmë të tre zyrtarëve policorë, por me të shkuar në vend të ngjarjes, ata nuk janë parë më aty.

Ai e ka demantuar raportimin nga Serbia se zyrtarët policorë janë pjesë e njësisë speciale, sipas tij, ata janë vetëm patrullues kufitarë.

Sipas tij, ata kanë qenë në një pikë statike për ta penguar kontrabandën nga Serbia.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika