MPJD-ja konfirmon caktimin e paraburgimit për Blerim Ramadanin, thotë se po angazhohet për lirimin e tij

Blerim Ramadani

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e ka konfirmuar caktimin e pararburgimit prej 30-ditësh për ish-ushtarin e UÇK-së, Blerim Ramadani, nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.

Në një njoftim për medie, thuhet se MPJD-ja është duke u angazhuar që Ramadani të lirohet sa më parë.

Sipas kësaj ministrie, institucionet e Kosovës do të përdorin të gjitha kanalet diplomatike, për të siguruar lirimin e tij.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës informon opinionin se shtetasit të Republikës së Kosovës, Blerim Ramadani, i është caktuar masa 30-ditore e paraburgimit me vendim të Gjykatës Themelore në Shkup. Blerim Ramadani është ndaluar më 17 korrik 2024 në pikëkalimin kufitar Jazhincë, bazuar në një fletë arresti të lëshuar nga Gjykata e Beogradit, përmes INTERPOL Serbia, me pretendimin për krime lufte në verën e vitit 1999 në rajonin e Nerodimës. Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup është angazhuar me ekip të ekspertëve juridik për lirimin sa më të shpejtë të z. Ramadani dhe kthimin e tij në familje. MPJD dhe institucionet e Kosovës do të përdorin të gjitha kanalet diplomatike për të siguruar lirimin e shtetasit tonë”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika