MPJD konfirmon se Petkoviqit iu refuzua vizita në Kosovë

"Në lidhje me pyetjet tuaja ju informojmë që personit në fjalë i është refuzuar vizita në Kosovë, për shkak të shkeljes së marrëveshjes për vizitat e ndërsjella, deklaratat propaganduese dhe gjuhën e tij provokuese kundër Kosovës dhe qytetarëve të saj", thuhet në përgjigjen e MPJD-së

Drejtori i Zyrës së ashtuquajtur për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka konfirmuar se shefit të Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, i është refuzuar vizita në Kosovë.

Në një përgjigje për Portalin Dukagjini, nga Ministria thuhet se vendimi për refuzim të vizitës së Petkoviqit erdhi për shkak të shkeljes së marrëveshjes për vizitat e ndërsjella, deklaratat propaganduese dhe gjuhën e tij provokuese kundër Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Në lidhje me pyetjet tuaja ju informojmë që personit në fjalë i është refuzuar vizita në Kosovë, për shkak të shkeljes së marrëveshjes për vizitat e ndërsjella, deklaratat propaganduese dhe gjuhën e tij provokuese kundër Kosovës dhe qytetarëve të saj”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.

Ndryshe, më herët, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka thënë se drejtorit të saj, Petar Petkoviq, i është ndaluar vizita në Kosovë me rastin e festës së Vidovdanit.

“Që një vit e gjysmë, Petkoviqit është duke iu ndaluar udhëtimi në Kosovë dhe kremtimi i festave më të mëdha me serbët në provincë dhe mbështetja e tyre për shkak të ndalesave të jashtëligjshme nga Kosova”, ka thënë zyra serbe në një njoftim.

Beogradi thotë se Petkoviqit iu ndalua hyrja në Kosovë për festën e Vidovdanit

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika