MPJD njofton se Petkoviqit iu ndalua hyrja në Kosovë për shkak të gjuhës së përdorur

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se Petkoviq-it i është ndaluar hyrja në Kosovë për shkak të gjuhës së tij të përdorur të cilën ministria e ka cilësuar me "karakter tejet dezinformues, propagandues dhe që synojnë nxitje të urrejtjes"

Drejtori i Zyrës së ashtuquajtur për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq





Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës ka bërë të ditur se nuk e ka miratuar kërkesën e drejtorit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, për të hyrë në Kosovë për shkak të gjuhës që ka përdorur.

Sipas njoftimit, kjo mosdhënie e lejes për vizitë bazohet në respektimin e marrëveshjes për vizitat e ndërsjella.

“Petkoviq në vazhdimësi është paralajmëruar që gjuha e përdorur nga ai bie ndesh me marrëveshjen dhe që përdorimi i përsëritur i kësaj gjuhe rrjedhimisht çon në refuzimin e kërkesave për të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ministria shpreson që Petkoviq të tërhiqet nga deklaratat që rrënojnë rendin kushtetues të Kosovës.

“Qëndrimet e përsëritura të z. Petkoviq ndaj Republikës së Kosovës kanë karakter tejet dezinformues, propagandues dhe synojnë nxitje të urrejtjes”.

Ndryshe, të martën e 27 shtatorit, Drejtorit të së ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i është ndaluar vizita në Kosovë, sipas televizionit publik të Serbisë.

Në njoftimin e televizionit serb, thuhet se Petkoviq kishte planifikuar ta promovonte një shesh në Mitrovicën e Veriut.

Po ashtu, ai planifikonte ta vizitonte një djalë të ri serb në spitalin e Mitrovicës së Veriut.

Sipas njoftimit, Petkoviq kishte planifikuar të promovonte sheshin siç thuhet “për vëllezërit e pafajshëm Miliq në Mitrovicë” në Ditën e Kryqit, si dhe të vizitojë një të ri serb në spitalin e këtij qyteti.

Kjo nuk është hera e parë që Petar Petkoviqit i ndalohet hyrja në Kosovë, kjo është hera e nëntë që shteti i Kosovës e ndalon hyrjen e tij brenda territorit të shtetit.

Petkoviq-it i ndalohet hyrja në Kosovë





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika