MPJD për aksidentin e autobusit në Kroaci: S’ka të lënduar

Një autobus i linjës Kosovë-Gjermani, është përfshirë në një aksident trafiku këtë të mërkurë në Kroaci, sipas njoftimit të MPJD-së së nuk raportohet për të lënduar

Ilustrim

Një autobus i një kompanie nga Kosova është përfshirë në një aksident trafiku këtë të mërkurë në Kroaci, që destinacion kishte Gjermaninë.

Për këtë aksident ka njoftuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e cila ka konfirmuar se nga autobusi me 30 pasagjerë nuk ka asnjë të lënduar.

Sipas njoftimit të MPJD-së, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00, në vendin e quajtur Orashac, në afërsi të Dubrovnikut.

“Lidhur me aksidentin e autobusit nga Kosova në Kroaci, nga informacionet e deritanishme, të marra nga autoritetet kroate, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin e gjerë se rreth orës 18:00, një autobus me rreth 30 udhëtarë ka pësuar një aksident në vendin e quajtur Orashac, në afërsi të Dubrovnikut. Sipas informacioneve të deritanishme asnjë nga udhëtarët nuk duket të jetë lënduar dhe as të ketë kërkuar ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Po ashtu, edhe sipas njoftimit të kompanisë së autobusit, të gjithë pasagjerët dhe stafi që kanë qenë në autobus nuk kanë pësuar lëndime.

Sipas njoftimit, të njëjtit tashmë janë duke vazhduar udhëtimin me një autobus tjetër.

“Sqarim për familjet e pasagjerëve dhe opinionin publik: Sonte rreth orës 18:00 autobusi ynë, i linjes Kosovë-Gjermani, në shtetin e Kroacisë është perfshirë në një aksident në Dubrovnik. Pasagjerët dhe stafi që kanë qenë në autobus janë të gjithë pa lendime. Pasagjerët kanë vazhduar udhëtimin drejt destinacionit të tyre me një autobus tjetër. Sqarimi i rrethanave të aksidentit i përket autoriteteve përkatëse”, thuhet në njoftimin e kompanisë kosovare të autobusit, të publikuar në Facebook.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika