MPJD-ja publikon agjendën e ditës së dytë të Forumit Ndërkombëtar “Ulpiana”

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të vazhdojë pjesëmarrjen aktive në ditën e dytë të Forumit Ndërkombëtar "Ulpiana" në Prishtinë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do ta vazhdojë aktivitetin në ditën e dytë të punimeve të Forumit Ndërkombëtar Ulpiana, i cili po mbahet për herë të parë në Prishtinë.

Pjesë e këtij Forumi janë pjesëmarrës nga 21 shtete nga e gjithë bota, me, gjithsej, 48 folës në gjashtë panele të ndryshme, për të diskutuar tema nga më të ndryshme, me udhëheqës nga fusha e migrimit, e zhvillimit dhe e diasporës, përfaqësues nga organizata ndërkombëtare, akademia, shoqëria civile dhe media.

Tema e ditës së sotme do të jetë “Migrimi përmes Angazhimit të Diasporës: Një Dimension i Ri për Bashkëpunimin Diplomatik dhe Zhvillimor”.

Sipas agjendës, fillimisht do të flasë ministrja Donika Gërvalla, pastaj me radhë ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, Zdenko Luciq, sekretari i Shtetit për Çështjet e Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë dhe Artemis Malo, zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë.

Pastaj do të diskutohet për temën: “Nga politika në praktikë: Modele të suksesshme në rolin e qeverisë në angazhimin e diasporës”.

Për këtë temë do të flasin zyrtarë nga Nepali, Sierra Leone, Gana e Kroacia.

Temat e tjera për diskutim do të jenë: Digjitalizimi i Diasporës: Nga A.I. te Rrjetet e A&I., Të dhënat për diasporën: Ndërtimi i shkallës në komunikim, rrjetëzimi dhe shtrirja për angazhimin e diasporës, Modeli i Angazhimit të Diasporës së Kosovës: Nga shërbimi në angazhim, Diaspora dhe Lidhja e Paqes për Zhvillimin Humanitar: Gjenerimi i Ndikimit në Klimë, Humanitarizëm, Siguri dhe Rini, Diaspora & Talenti: Një kufi i ri për një ekonomi të diturisë pa kufi, Diaspora dhe Transformimi Ekonomik: Shpërndarja përmes dhe përtej remitancave etj.

Punimet e Forumit Ulpiana do të jenë të përqendruara në panele ekspertësh nga sektorë të ndryshëm si: akademia, shoqëria civile, biznesi, të cilët do të diskutojnë tema specifike, të lidhura me angazhimin e diasporës dhe zhvillimet ndërkombëtare, përfshirë kulturën, zhvillimin ekonomik, diplomacinë publike, sigurinë, teknologjinë, të rinjtë dhe hartimin e politikave.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika