MPJD pyetjet për deklaratat e Presidentes Osmani i quan spekulime

Spekulime e thashetheme, i ka quajtur zyra e kryediplomatës së Kosovës, Donika Gërvalla, pyetjet rreth deklarimeve të Presidentes Osmani në lidhje me letrën që Gërvalla-Schëarz ia nisi Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës

MPJD

Spekulime e thashetheme, i ka quajtur zyra e kryediplomatës së Kosovës, Donika Gërvalla, deklarimet e Presidentes Osmani në lidhje me letrën që Gërvalla-Schëarz ia nisi Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës.

Një përgjigje të tillë e kanë dhënë për Dukagjinin kabineti i ministres së jashtme.

“Më lejoni t’ju informoj që MPJD e ka të pamundur t’ju përgjigjet në pyetje që bazohen tërësisht në spekulime dhe thashetheme. Me kënaqësi jemi në dispozicionin tuaj për pyetje, të cilat janë në kompetencat e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës,” Leutrim Sahiri nga Zyra e MPJD-së.

Kjo përgjigjje e zyrës së kryediplomatës, sipas profesorit Milazim Krasniqi shpërfaq në publik, krisjen jo vetëm mes Gërvallës e Osmanit por edhe dy institucioneve, Qeverisë dhe Presidencës.

“Politika shtetërore në gjitha nivelet e veqanërisht në politikën e jashtme,  duhet të jetë plotësishtë insitucionale e kordinuar nga të gjithë nivelët e pushtetitë, fatkeqësishtë tek ne,  politika është më shumë personale se sa insitucionale dhe për këtë arasye,  ka elemente të rivalitetëve të hirarkisë dhe prodhon konflikte,” ka thënë Milazim Krasniqi, profesor në UP.

Krasniqi, shton se dy figurat e lartëpërmendura, janë duke luftuar për protagonizëm.

“Ka një tentativë për protagonizëm, vet fakti që gjëndja e shtetit është kaq keq,  në aspektin ndërkombetar, askush nuk ka arsye për protagonizëm pasi gjendja është tëjet e  keqe,” shtoi Krasniqi.

Në një deklaratë gjatë së mërkurës, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se nga letra e dërguar nga kryediplomatja, Donika Gërvalla, e ka rrëzuar ofertën e nënshkruar nga tre liderët institucional që nuk duhet të ketë zbatim të njëanshëm të marrëveshjes me Beogradin nga Kosova.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika