MPJD: Sot largohet nga Izraeli një shtetase kosovare, aktualisht Ambasada e Kosovës s’mund të mundësojë kthimin e të tjerëve

"Fluturimet tanimë janë ndërprerë dhe secili duhet të gjejë individualisht mundësinë nëse vendos të largohet, ngase për momentin, Ambasada e Republikës së Kosovës nuk mund të organizojë kthimin e tyre në vendin tonë", thonë nga MPJD

Objekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme, në Prishtinë.

Një shtetase e Kosovës që ka kërkuar ndihmë në Ambasadën e Kosovës në Izrael, do të largohet këtë të martë nga Izraeli.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës(MPJD) në një përgjigje për Portalin Dukagjini ka njoftuar se fluturimet tashmë janë ndërprerë.

Sipas MPJD-së, secili që vendos të largohet nga Izraeli duhet të gjejë individualisht mundësinë, ngase aktualisht Ambasada e Kosovës në Jeruslaem nuk mund të organizojë kthimin e tyre.

“Gjatë kësaj kohë, Ambasada e Republikës së Kosovës në Izrael është angazhuar që t’iu ofrojë mundësi dhe lehtësira të gjithë shtetasve kosovarë që kanë kërkuar kthimin e tyre në Kosovë. Fluturimet tanimë janë ndërprerë dhe secili duhet të gjejë individualisht mundësinë nëse vendos të largohet, ngase për momentin, Ambasada e Republikës së Kosovës nuk mund të organizojë kthimin e tyre në vendin tonë”.

“Sot largohet nga Izraeli edhe një shtetase, e cila punon prej vitesh për një organizatë ndërkombëtare. Ndërsa, qytetarët e tjerë vazhdojnë të qëndrojnë në Izrael”, thuhet në përgjigje.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës është në komunikim të vazhdueshëm me Ambasadën e RKS për të marrë të gjitha informatat e nevojshme lidhur me gjendjen e shtetasve të Republikës së Kosovës që jetojnë dhe punojnë në Izrael.

“MPJD mbetet e angazhuar që edhe gjatë ditëve në vijim të mbajë kontakte me qytetarët tanë në përpjekje për t’i ndihmuar secilit që kërkon ndihmë”, vijon përgjigja.

Ndryshe, tetë shtetas të Kosovës, që kanë kërkuar ndihmë në Ambasadën e Kosovës në Jerusalem, janë larguar nga territori i Izraelit, tha Ministria e Punëve të Jashtme.

Militantët e Hamasit nisën një sulm të befasishëm më 7 tetor ndaj Izraelit.

Ky i fundit u kundërpërgjigj me sulme ajrore në Rripin e Gazës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika