Mposhtet sërish Akil Gjakova, mbetet pa medalje në Lojërat Olimpike

Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova mbetët pa medalje në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, duke zënë kështu vetëm vendin e pestë në Lojërat Olimpike

Akil Gjakova mbetet pa medalje olimpike në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Gjakova u mposht në repesazh nga xhudisti japonez, Soichi Hashimoto, kështu duke u renditur i pesti në Lojërat Olimpike.

Sot, Akil Gjakova është mposhtur në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike. Xhudisti nga Azerbajxhani, Hidayat Heydarov, e eliminoi Gjakovën në gjysmëfinale. Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka kaluar në gjysmëfinale pasi mposhti xhudistin italian, Manuel Lombardo.

Ai përfitoi nga gabimet e kundërshtarit, i cili u eliminua për tri “Shido”-ve të marra.

Xhudistet tashmë i kanë fituar katër medalje olimpike, që janë më të vlefshmet në sport. Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Distria Krasniqi kanë medalje të arta olimpike. Distria të dielën e shtoi edhe një të argjendtë olimpike në koleksionin e jashtëzakonshëm të saj.

Në çerekfinale të kategorisë deri 73 kilogramë, Akili e mposhti xhudistin cilësor nga Italia, Manuel Lombardo.

 

 

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika