Mposhti kancerin e gjirit dy herë, rrëfimi i të mbijetuarës në përballjen me kancerin

Në muajin për ndërgjegjsim për kancerin e gjirit Leoreta Fondaj ka rrëfyer betejën e saj me kancerin e gjirin, sëmundje të cilën ka dy herë që e mposht. Ajo bën apel që gratë të mos i shmangin kontrollet gjersa kritikë ka për institucionet që sipas saj, nuk bëjnë mjaftushëm për këtë kategori

Tri javë pasi mundi për të dytën herë kancerin e gjirit, historinë e saj po e tregon me krenari.

Leoreta Fondaj nga Suhareka përballjen e parë me kancerin e gjirit e pati në vitin 2019.

E gjitha nisi nga një plogështi që ia pushtoi trupin gjatë rutinës së saj.

”Isha tu u mar me fitnes dhe aty e pash që mu mavi dora dhe shkova për një kontroll rutinë, aty më tha se po shihet diçka te ti mirëpo duhet ta bëjmë një biopsi… kur vazhdova me biopsi aty d.m.th. më dul që është kancer diku në fazën e tretë ka qenë atëherë mirëpo agresiviteti ka qenë diku 20%”, Leoreta Fondaj, e mbijetuar nga kanceri i gjirit.

Pasi i morri një gji, kanceri iu shfaq përsëri këtë vit për t’i marrë edhe tjetrin.

Sfidat nuk i pati të pakta por njërën e kujton në veçanti, atë kur i ranë flokët.

”Isha tu e qu qikën në shkollë dhe isha duke ja zënë gërshetat dhe flokët e mija i kisha të gjata dhe më ranë po sa i largova…me të paren më kan ra. I mora fëmijën me qu në shkollë dhe erdha te një shoqe këtu në Suharekë, nuk i heka krejt mos me ju ra atyre shumë shok… i bana shumë të shkurta”, tha Leoreta Fondaj, e mbijetuar nga kanceri i gjirit.

Në betejën e saj pesëvjeçare, ajo dhe gratë me të njëjtin hall kritikat më të larta i kanë për institucionet, ndihmën e të cilave thonë se nuk e gjetën.

”Jo asnjëherë, sidomos që tash e kam pas operimin e fundit, dmth. që kom pas me u operu dhe që e kryjta impiantin dmth asnjë gjë nga ana e shtetit …se kom pas anjë mbështetje prej shtetit si hera e parë si hera e dytë, se kom pas asnjëherë” , tha Leoreta Fondaj, e mbijetuar nga kanceri i gjirit

Këtyre grave, ajo ua drejton një thirrje.

”Kisha thanë që të kontrollohen sa ma shumë dhe të bëjnë kontrollat rutinë se sot është bë një sëmundje që shumë shpesh po lajmrohet..ato që janë të prekura duhet ta dojnë jetën sa ma shumë, mos ta mbajnë mendjen te sëmundja se ka plot raste që e kemi tejkalu…let dalin e let ecin ma shumë, let dalin let ecin në natyrë, let dalin me shoqëri e le ta ken mbështetjen e familjes sepse kjo është shumë e rëndësishme”, ka thënë Leoreta Fondaj, e mbijetuar nga kanceri i gjirit.

Mbi një mijë raste të reja me kancer janë identifikuar në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, duke shënuar rritje kështu për 5 për qind të pacientëve të prekur me këtë sëmundje malinje.

Shija e redaktorit

Kosova mposhtë Lituaninë

Kosova ka marr tri pikët e radhës, duke trimfuar si mysafir i Lituanisë me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së tretë të Ligës...

Imer Mushkolaj kolumnist i rregullt në Dukagjini.com

Analisti Imer Mushkolaj do të jetë kolumnist i rregullt në portalin Dukagjini. Ai përmes kolumneve do të paraqes pikëpamjet dhe analizat e tij mbi politikën...

Emisari i ri i SHBA-së viziton Kosovën

Emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, këtë të enjte ka nisur vizitën e tij në Kosovë, e cila u konfirmua nga...

Të fundit nga rubrika