MSH dhe IKSHPK me aktivitet për promovim të vaksinimit kundër COVID-19 dhe gripit sezonal

Ministria e Shëndetësisë(MSH) dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovë s(IKSHPK) të enjten e 22 dhjetorit, do të nisin aktivitetin një mujorësh për promovimin e vaksinimit kundër gripit dhe virusit korona, aktivitet ky i cili synon të ndihmojë qytetarët të kuptojnë rëndësinë e vaksinimit dhe të vaksinohen kundër gripit dhe COVID-19

Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë (MSh) dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), të enjten e 22 dhjetorit do të nisin një aktivitet një mujor për promovimin e vaksinimit kundër gripit sezonal dhe COVID-19 dhe me qëllim që të rritet numri i të vaksinuarve kundër këtyre dy sëmundjeve.

“Ky është një aktivitet shtesë një mujor me qëllim të promovimit të vaksinimit kundër Gripit sezonal dhe kundër COVID-19 dhe rritjes së numrit të vaksinuarve kundër këtyre dy sëmundjeve. Tashmë, qytetarët e Kosovës mund ta vaksinohen kundër COVID-19 edhe me dozat bivalente përforcuese”, ka shkruar Ministria e Shëndetësisë në njoftim.

Aktiviteti quhet “Karvani i vaksinimit”, që mbështetet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, synon të ndihmojë qytetarët për të kuptuar rëndësinë e vaksinimit dhe për t’u vaksinuar kundër gripit sezonal dhe Covid-19.

“Ky aktivitet synon që të ndihmojë qytetarët për ta kuptuar sa më mirë rëndësinë e vaksinimit dhe njëkohësisht për t’u vaksinuar kundër Gripit sezonal dhe kundër COVID-19, në kohën kur në vende të ndryshme të botës numri i rasteve të reja të COVID-19 ka filluar të rritet.Për këtë qëllim, për një periudhë kohore prej më shumë se një muaji, në komunat e Kosovës, ekipet e vaksinimit do t’u mundësojnë qytetarëve që të vaksinohen përmes këtij aktiviteti”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Tutje, sipas këtij njoftimi objektivat e aktivitetit janë inkurajimi i qytetarëve për vaksinimit kundër COVID-19 dhe kundër Gripit sezonal dhe promovimi i sjelljeve parandaluese dhe masave të shëndetit publik, sigurimi që vaksinimi kundër Gripit sezonal dhe COVID-19 të jetë lehtësisht i arritshëm në komunitetet lokale, veçanërisht për popullatën me të ndjeshme dhe promovimi i pjesëmarrjes së drejtuesve të komunitetit në aktivitetet lokale për të adresuar pengesat në procesin e vaksinimit.

Ndër të tjera, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se qytetarët gjatë karvanit mund edhe të vaksinohen me dozat bivalente përforcuese kundër COVID-19.

“Gjatë karvanit të vaksinimit, përveç vaksinës kundër Gripit sezonal, qytetarët do të mund të vaksinohen edhe me dozat bivalente përforcuese kundër COVID-19, të siguruara nga Ministria e Shëndetësisë”, thuhet në njoftim.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë , aktiviteti do të nisë nesër (të enjten e 22 dhjetorit) në Komunën e Fushë-Kosovës dhe do të mbyllet më 2 shkurt të vitit që vjen në Prishtinë.

Orari i punës i publikuar nga Ministria e Shëndetësisë
Komunat e renditura nga Ministria e Shëndetësisë të cilat do të zhvillojnë aktivitetin “Karvani i vaksinimit”

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika