Msh-ja e miraton vaksinimin e fëmijëve të moshës pesë deri njëmbëdhjetë vjeç

Ministria e Shëndetësisë ka miratuar të enjten vaksinat kundër COVID-19 për fëmijët mbi 5 vjeç

Vaksina kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, ka dalë me njoftim për prindërit se, e ka miratuar vaksinimin e fëmijëve të moshës pesë deri njëmbëdhjetë vjeç, me vaksinën kundër COVID-19.

Në njoftim thuhet se, para pak ditësh, Kosova ka marrë donacion nga SHBA-ja përmes mekanizmit COVAX, vaksina pediatrike kundër COVID-19 dhe tash ato janë miratuar për dhënie te fëmijët mbi 5 vjeç.

Për t’u imunizuar kundër virusit Covid-19, fëmijët duhet të jenë nën përkujdesjen e prindit apo kujdestarit ligjorë. Vaksinimi i tyre mund të bëhet nga dita e enjte e tutje.

Msh-ja ka bërë të ditur se grupmosha 60+, mund të vaksinohen me dozën e katërt me kusht që të kenë kaluar së paku 4 muaj nga marrja e dozës së tretë.

Tashmë, grupmosha 12+ vjeç mund të vaksinohen me dozën e parë, të dytë dhe të tretë, kurse grupmosha 5-11 vjeç me dozën e parë dhe dozën e dytë.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika