MSh-ja: Jemi duke e përcjellë epidemiologjinë e lisë së majmunëve, nuk ka vend për panik por për kujdes

Ministria e Shëndetësisë së bashku me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës [IKSHPK] ka bërë apel për kujdes ndaj qytetarëve për përhapjen e lisë së majmunit ose MPOX.

Kjo thirrje është bërë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë [OBSH] ka shpallur emergjencë globale MPOX, e njohur më parë si “Lija e Majmunit” për herë të dytë brenda dy viteve të fundit.

Në njoftimin e IKShPK-së thuhet se OBSh-ja ka marrë këtë vendim, pasi ky virus është përhapur në Republikën Demokratike të Kongos, si dhe në vendet fqinje, sikurse në Burundi, Kenia, Ruandë dhe Ugandë.

Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në Afrikë ka thënë se vetëm këtë vit kontinenti i ka regjistruar 17.000 raste të infektimit të mpox dhe 517 vdekje.

E, Ministria e Shëndetësisë [MSH] dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës [IKSHPK] ka njoftuar vendin se po përcillen me vëmendje epidemologjia e MPOX.

Sipas tyre, në vendin tonë nuk ka asnjë rast të dyshimtë, por sa i përket MPOX duhet të ketë kujdes dhe jo për panik.

“Në Republikën e Kosovës, nuk është raportuar asnjë rast i dyshimtë, sa i përket mpox dhe se nuk ka vend për panik, por për kujdes. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me OBSH-në dhe ECDC-në, për vlerësimin e rrezikshmërisë dhe rekomandimeve për masat që duhet ndërmarrë për sëmundjen në fjalë.  Në laboratorët e IKShPK-së janë në dispozicion reagensët për testimin e rasteve të dyshimta”, vijon njoftimi.

Në njoftim më poshtë i keni detajet dhe informacionet kryesore për MPOX, simptomat, si përhapet dhe rreziku te njerëzit, vaksionimi e trajtimi dhe masat mbrojtëse.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika