MSh-ja me rekomandime për shmangien e vapës, bën apel për kujdes ndaj fëmijëve

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një varg rekomandimesh për shmangien e vapës, teksa ka bërë apel për kujdes ndaj fëmijëve

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar që gjatë kësaj jave temperaturat maksimale do të mbërrijnë deri në 40 gradë celsius.

Me këtë rast, Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka publikuar një varg rekomandimesh në Facebook për qytetarët për tejkalimin e vapës.

MSh-ja bën apel për kujdes ndaj fëmijëve, duke bërë thirrje që fëmijët deri në gjashtë muaj të mos ekspozohen në diell.

Po ashtu, MSh-ja rekomandon të përdoret kapelë me strehë gjatë ekspozimit në diell dhe fëmijët të vishen me rroba të gjera e të lehta.

Po ashtu, si rekomandime janë dhënë edhe pirja e shumtë e ujit, mbajtja e trupit të freskuar, kujdesi ndaj fëmijëve gjatë qëndrimit në pishinë/det, aplikimi i kremit kundër diellit çdo 2 – 3 orë, jo më pak se me faktor mbrojtës 20.

Ndër të tjera, MSh-ja apelon që fëmijët të mos dërgohen në parkun e lodrave në intervalin kohor prej orës 10:00 – 17:00 dhe fëmijët e vegjël të mbikëqyren nga të rriturit jo nga fëmijët më të mëdhenj, sepse siç thotë njoftimi edhe ata janë të shtyrë për të luajtur dhe mund të shpërqendrohen lehtësisht.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika