MSH: Shtohen rastet me meningjit, lusim qytetarët për vigjilencë të shtuar

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar për nevojën e një rritjeje të vigjilencës shëndetësore në vend, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe parandalimit të infeksioneve të ndryshme. Njoftimi bazohet në raportet e IKSHPK-së dhe ShSKUK-së, ku theksohet kontrolli i ujit të pijes dhe klorizimi i tij, si dhe kontrolli dhe klorizimi i ujit të pishinave

Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë me anë të një njoftimi ka kërkuar rritjen e vigjilencës me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe parandalimin e infeksioneve të ndryshme duke u bazuar në raportin e IKSHPK-së, sa i përket kontrollit të vazhdueshëm të ujit të pijes dhe klorizimit të tij, kontrollit të shtuar dhe klorizimit të ujit të pishinave.

Bazuar në raportin e ShSKUK-së, numri i rasteve të raportuara për Sindromën meningjeale gjatë muajit korrik-gusht, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka shënuar rritje.

Tutje, në njoftim thuhet se “meningjiti mund të prekë këdo që bie në kontakt me agjensin, por disa grupmosha janë më të rrezikuara. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, meningjiti prek më së shumti moshat e reja ngaqë sistemi imunitar tek personat e rinj, kryesisht foshnjat, femijet dhe adoleshentët nuk është zhvilluar mjaftueshëm për të luftuar agjensët”.

Shkaktar i sindromës meningjeale thuhet të jenë infeksionet bakteriale ose virale. Ndërsa, si rrugë e përhapjes së infeksionit mund të jenë pishinat, vendet e freskimit, kontakti dhe uji për pije.

Disa prej simptomave të kësaj sëmundje “janë të ngjashme me ato të një gripi normal, por që rëndohen për një kohë shumë të shkurtër. Meningjiti mund të shfaqet menjëherë ose 3-7 ditë pas marrjes së infeksionit”.

“Tek simptomat e sëmundjes përfshihen: të vjella, marramendje, temperaturë e lartë e trupit, dhimbje e muskujve, ndjeshmëri ndaj dritës, dhimbje e kokës, konfuzion, gjymtyrë të ftohta, skuqje e lëkurës. Ndërsa tek fëmijët mund të ketë edhe simptoma si frymëmarrja e shpejtuar, irritim dhe të qara për një kohë të gjatë, humbje të përqëndrimit dhe mungesë oreksi”, thuhet në njoftim.

Sapo të vëreni simptomat e mësipërme apo gjendje të rënduar shëndetësore, duhet menjëherë të konsultoheni te mjeku.

“Meningjiti trajtohet vetëm në spital”, ka përfunduar Ministria e Shëndetësisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika