Të dielën e 15 majit Ministria e Shëndetësisë kishte marre njoftimin nga IKSHPK-ja se me kërkesë të ujësjellësit “Hidro-Drini” në Pejë, janë marrë mostra të ujit të pijes nga disa fshatra të Deçanit për shkak të shqetësimeve se uji është turbulluar si pasojë e të reshurave.
MSH-ja ka reaguar në rrjete sociale Facebook ku ka thën se nuk ka vend për shqetësimi pasi janë bërë analizat fiziko-kimike dhe të hënën dhe të martën do t’i kenë analizat bakteriologjike të këtyre mostrave.
“Në koordinim me ministrin e Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, zëvendësministrja Dafina Gexha Bunjaku ka komunikuar me kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj, për t’u informuar nga afër. MSH është në kontakt të vazhdueshëm edhe me IKSHPK, Zyrën rajonale të IKSHPK në Pejë dhe Ministrinë e Ekonomisë – dikasterin përkatës qeveritar, që i mbulon ndërmarrjet e ujësjellësve”, thuhet në postim.
Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë ka thënë se të hënën se bashkë me përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë, zyrtarë të MSH-së do të jenë në Pejë, te qendra rajonale e IKSHPK-së dhe në Deçan ku do të takohen me strukturat e pushtetit lokal dhe drejtues të QKMF-së.
Kjo situatë merret me shqetësim nga banoret e Deçanit pasi më 14 korrik të viti 2021, rreth 800 banorë të Komunës së Deçanit kishin kërkuar ndihmë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në kësaj komune nën dyshimin për helmim me ujë të pijes.
Lidhur me këtë, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Naser Ramadani, kishte deklaroi se bazuar në analizat e para të kryera në Deçan qytetarët nuk janë helmuar nga uji i pijshëm.