MSH: Sot përfundon vendimi i kufizimit të orarit të punës për kategoritë e cënueshme

Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vendimi për kufizimin e orarit të punës për disa kategori shoqërore për shkak të temperaturave të larta përfundon sot, më 20 korrik 2024.

Ky vendim u mor pasi MSH-ja u konsultua me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Institutin Hidrometeorologjik.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se java e ardhshme do të karakterizohet nga temperatura “që nuk paraqesin rrezik për kategoritë e cenueshme të shoqërisë”.

“Pas konsultimeve me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Institutin Hidrometeorologjik, Ministria e Shëndetësisë njofton se vendimi për kufizimin e orarit të punës për disa kategori shoqërore për shkak të temperaturave të larta përfundon sot, më 20 korrik 2024. Sipas parashikimeve, java e ardhshme do të karakterizohet nga temperatura që nuk paraqesin rrezik për kategoritë e cenueshme të shoqërisë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë, për shkak të temperaturave të larta, ka marrë vendim që të kufizohet orari i punës nga 13 deri më 20 korrik për disa kategori.

Nga kjo datë lirohen nga puna gratë shtatzëna, ndërsa qytetarët me sëmundje kronike punojnë me orar të shkurtuar deri në 4 orë në ditë.

Po ashtu, ndalohet puna në sektorin e ndërtimtarisë në ambiente të hapura gjatë orarit 11:00 – 17:00.

MSh-ja thotë tutje se varësisht prej temperaturave që mbizotërojnë gjatë muajit korrik dhe gusht, do të ndërmerren edhe masa të tjera.

 

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika