Muajt në vazhdim kryeqyteti pritet të bëhet me vullnetarë zjarrfikës

Brigadës së Zjarrfikësve në kryeqytet pritet t’iu shtohen edhe zjarrfikësit vullnetar në muajt në vazhdim. Këtë e ka bërë të ditur Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në kryeqytet, Lulzim Fushtica i cili ka treguar për Dukagjinin që përgatitjen janë bërë dhe pritet miratimi nga MPB

Foto ilustrim

Volumin e punëve e kanë të lartë e megjithatë, e njëjta nuk mund të thuhet për pjesëtarët e stafit.

Kështu, për të rritur numrin e zjarrfikësve parashihej që Prishtinë të krijoheshin edhe pika për zjarrfikës vullnetar.

Me vënien në detyrë të tyre, nga Brigada e Zjarrfikësve vlerësojnë se koha e reagimit do të ishte më e shpejtë.

“Do na ndihmonte shumë sepse në bazë të numrit do përcaktonim ekipet sepse sigurisht se do tranohen fillimisht. Pres shumë që këtë vit të bëhet. Nëse në fshatin Mramor ndodh një zjarr, nuk ka gjasa teorike që prej këtu ku jemi të arrijmë. Shoqatat vullnetare do shpërndaheshin. Nuk do thotë se do ti bënim të gjitha fshatrat por do nisnim me disa nënstacione të cilave do u japim paisjet tona”, ka deklaruar Mal Gashi, Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve.

Krijimin e tyre e kishte premtuar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

E nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca thonë se peng po e lë vetëm një miratim nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Prej vitit të kaluar kemi përgaditur statutin dhe kemi dërguar në MPB që të regjistrohet sepse në bazë të ligjit, shoqatat vullnetare duhet regjistruar si OJQ dhe kjo bie nën Ministrinë e Punëve të Brendshme. Do organizojmë edhe kuvendin për ta formuar zyrtarisht, veçse i kemi ble pajisjet e uniformat dhe kemo ndarë 20 mijë euro. Objektin e kemi ndarë në Kolovicën e re. Brenda tre muajve do kemi edhe thirrjen për qytetarë për t’iu bashkuar”, ka theksuar Lulzim Fushtica, Drejtor për Siguri dhe Emergjenca.

Të gjithë vullnetarët pritet të kryejnë trajnime dhe megjithëse është punë vullnetare do të ketë pagesë në bazë të orëve të operimit kurdo që ftohen për të intervenuar.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika