Muhamed Useini është lojtari i radhës që i bashkohet FC Prishtinës.
Mbrojtësi nga Tetova ka luajtur me sukses 3 vjetët e fundit në SC Gjilani, dhe tashmë për dy vjetët e ardhshme do të bartë fanellën bardhë e kaltër.
Lajmin për 33-vjeçarin e ka konfirmuar FC Prishtina përmes një postimi në Facebook.

Shkëndija e Tetovës, Rabotniçki, Renova dhe Flamurtari i Vlorës janë skuadrat, me të cilat është paraqitur në karrierën e tij.