Muhaxheri: Albin Kurti është përgjegjës për ikjen e mjekëve nga Kosova

Aktivisti politik, Arton Muhaxheri, ka thënë se kryeministri është përgjegjësi kryesor për ikjen e mjekëve nga Kosova, gjë e cila, sipas tij, nuk po i intereson fare atij

Arton Muhaxhiri

Aktivisti politik, Arton Muhaxheri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është përgjegjësi kryesor për ikjen e mjekëve nga Kosova, gjë e cila, nuk po i intereson fare atij.

Ai ka thënë se e vetmja brengë e Kurtit është kapja e institucioneve të Kosovës.

“Nuk mbahet mend që nga Kosova të kenë ikur kaq shumë mjekë, sa po ikin në kohën kur në krye të Qeverisë është Albin Kurti. Të gjithë qytetarët e Kosovës janë të shqetësuar për këtë situatë dhe i vetmi person që nuk shqetësohet është Albin Kurti, i cili të vetmen brengë e ka për t’i kapur institucionet publike. Se sa e rëndësishme është shëndetësia për Albin Kurtin tregon fakti se sa gjatë e ka lënë këtë Ministri pa ministër. Prandaj, secili nga ne sot duhet ta bëjmë përgjegjës Albin Kurtin për situatën ku ndodhet shëndetësia në Kosovë”, ka cituar ndër të tjera Muhaxheri.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika