Muhaxheri: Siç e ka përbirë Haradinaj bretkosën e demarkacionit, ashtu edhe Kurti do ta përbijë atë të Asociacionit

“Tash kanë ardhë në pushtet. Siç e ka përbirë ai bretkosën e demarkacionit, këtij tjetri do t´i bjerë të përbijë bretkosën e Asociacionit. Vetëm varët se sa ka me qenë e madhe dhe qysh ka me përbi, me apo pa ujë”, ka thënë Muhaxheri në “Blic InterView” me Astrit Gashin

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti do ta “përbijë bretkosë” e Asociacionit siç e ka “përbirë” atë të demarkacionit kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Sipas tij, Haradinaj dhe Kurti kanë pasur dy çështje të përbashkëta, të cilat i kanë bashkuara ata në opozitë dhe për të cilat kanë qenë në gjendje të djegin vendin për të arritur në pushtet.

“Tash kanë ardh në pushtet. Sic e ka përbirë ai bretkosën e demarkacionit, këtij tjetri do t´i bjerë të përbijë bretkosën e Asociacionit. Vetëm varët se sa ka me qenë e madhe dhe qysh ka me përbi, me apo pa ujë”, ka thënë Muhaxheri në “Blic InterView” me Astrit Gashin.

Muhaxheri theksoi se VV-ja dhe AAK-ja që nga viti 2016 e kanë dëmtuar vendin me tema fiktive, me asociacion dhe demarkacion, të cilat i kanë shndërruar në çështje për të mobilizuar masat.

“Ata si kanë ardhur në pushtet e kanë nënshkruar demarkacionin. E kanë ditur se nuk lëviz për asnjë centimetër kufiri me Malin e Zi. I kanë pasur të gjitha dokumentet ende pa ardhur në pushtet, këtu në Kuvend e kanë pasur origjinalin e gjendjes kadastrale me Malin e Zi. Kanë qenë saktë të informuar, por e kanë bërë agjendë politike. Mandej këto agjenda fiktive i marrin në qafë popujt edhe qeveritë për të ardhmen. Prej se ka kalu demarkacioni, askush nuk është marrë më me atë çështje. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me Asociacionin. Në momentin kur të votohet nga kjo Qeveri ose qeveria tjetër, Asociacioni do të jetë çështje e tejkaluar”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika