Muhaxhiri: Grevat janë presion i brendshëm, dialogu presion i jashtëm

Analisti Artan Muhaxhiri, ka thënë se grevat janë presion i brendshëm, ndërsa, dialogu Kosovë- Serbi është presion i jashtëm, por gjithashtu, sipas tij, të dyja janë presion i jashtëzakonshëm

Artan Muhaxhiri, analist politik





Analisti politik, Artan Muhaxhiri i ftuar në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini ka folur rreth grevës në arsim dhe çështjes së dialogut me Serbinë.

“Grevat janë presion i brendshëm, dialogu presion i jashtëm por të dyja janë presion i jashtëzakonshëm”, ka thënë analisti politik.

Muhaxhiri ka thkesuar se greva dhe dialogu janë dy çështje të rëndësishme por që sipas tij kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka të vështirë zgjidhjen e tyre duke shtuar theks të veçantë tek greva.

“Nuk e di kryeministri Kurti si do t’ia dal me këto dy presione por që nuk e ka lehtë kjo është evidente. Çështja e grevave është një çështje fundamentale e cila e ka bllokuar sistemin arsimor por edhe çështja e dialogut është për të ardhmen e Kosovës”, ka vijuar ai.

Ndërkaq, tek ka folur për gjetjen e një zgjidhje, ai ka thënë se kompromiset janë të domosdoshme.

“Nuk ka asnjë gjasë që të gjinden zgjidhje pa kompromise, pra kompromiset janë esenciale sepse ne anën tjetër e ke bllokadën, ose bllokadë ose kompromise. Është një gjë shumë e tmerrshme te ne se kompromiset janë njollosur si një plogështi, si një dobësi”, ka theksuar Muhaxhiri.

Ndërsa, Muhaxhiri ka thënë se Kurti gjatë periudhës si kryeopozitar ka qenë i ashpër për Asociacionin, dhe sipas tij, nuk e ka lehtë që ta bëjë një kapërcim prej 360 shkallësh, dhe ta pranojë asociacionin.

“Për dialogun kryeministri Kurti kur ka qenë kryeopozitar ka qenë jashtëzakonisht i ashpër për Asociacionin, ka pasur protesta ka pasur gazë lotsjellës, edhe nuk e ka lehtë që ta bëjë një kapërcim prej 360 shkallësh, dhe ta pranojë asociacionin”, është shprehur ai.

Muhaxhiri ka shtuar se në politik është më mirë të jesh realist pasi ka gjasa më të mira të jesh i suksesshëm.

Ai ka akuzuar kryeministrin Kurti se nuk ka qenë realist, pasi ka premtuar gjëra që realisht nuk mund të bëhen, dhe se i ka rritur premtimet dhe pritshmërit, e sipas tij,  tani Kurti e ka të pamundshme t’i realizojë ato që i ka premtuar vetë.





Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika