Muhaxhiri: Nuk ka politikan në Serbi që do të pranonte ta njohë shtetin e Kosovës

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, ka thënë se nuk ka asnjë politikanë në Serbi që do ta njihte shtetin e Kosovës

Artan Muhaxhiri- analist politik

Ditë më parë është përmendur nga mediumet serbe, mundësia e dorëheqjes së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nga pozita e kreut të shtetit, për ta mënjanuar nënshkrimin e njohjes së pavarësisë për shkak të presioneve të mëdha për ta bërë një gjë të tillë.

Në lidhje me këtë çështje, analisti politik, Artan Muhaxhiri, ka vlerësuar se edhe nëse një gjë e tillë është e vërtetë, nuk ka ndonjë politikan në institucionet e Serbisë, që do të pranonte ta njihte shtetësinë e Kosovës.

Kjo sipas Muaxhirit, për shkak të mentalitetit të popullit serb, të cilët do ta shpallnin tradhti kombëtare një vendim të tillë.

“Nuk mendoj që ndonjë serb, i cili ka pushtet politik dhe është në sistemin institucional serb, mund ta pranojë shtetësinë e Kosovës, kjo nuk mund të ndodh, sepse ai do të hynte në histori si tradhtar i kombit.  As Vuciqi, as Bërnabiqi, që ka pushtet nuk e bën këtë, mund ta bënte Çedomir |Ivanoviqi, por ai nuk është më pjesë e politikës. Ka qenë edhe Gjinqiqi, por ai u vra”, ka thënë Muhaxhiri, në emisionin “Five”.

Tutje, Muhaxhiri, ka theksuar se presidenti i Serbisë, Vuçiq, është në presion të madh nga vendet e Bashkimit Evropian.

Sipas tij, pozicionin e tij e vështirëson edhe lufta në Ukrainë si dhe marrëdhëniet me Rusinë.

“Vuçiq është nën presionin më të madh jo vetëm në rajon por edhe në Evropë, e din shumë mirë realitetin, e din që realiteti nuk ndryshohet, ai është shtetësia e Kosovës, por e di që duhet ta kërkojë maksimumin në raport me lidhjet e tij me Rusinë edhe me Kosovën, edhe me presionet nga BE. E ka stilin e viktimizimit, por gjithësi është në një pozicion të vështirë”, ka thënë ai.

Muhaxhiri, është shprehur, se vetë Serbia e kupton se vetmja zgjidhje për të ardhmen e saj është BE-ja dhe jo Rusia.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika